Superiorja duhet të falënderojë Xhuliano Skukën, e bëri edhe trajnerin Reja që të pranonte gabimin

Shumë raste të shpërdoruara dhe një humbje 1-3 ndaj Italisë. Kështu e mbylli Shqipëria miqësoren e djeshme, pa provuar shumë nga ato futbollistë që do t’i donim t’i shihnim në fushën e lojës.

I vetmi sinjal pozitiv erdhi nga Xhuliano Skuka. I futur në fushën e lojës në minutën e 88, do të krijonte menjëherë mundësi për Kombëtaren, mes të cilave edhe tentativa e rroveshatës spektakolare që për fatin e keq nuk hyri në portë.

Pas ndeshjes, edhe trajneri Reja e pranoi gabimin duke u shprehur se nuk e priste një ritëm të tillë: “Nuk e prisja”. Këtë herë Skuka nuk përfaqësoi vetëm veten dhe familjarët e tij, por njëkohësisht ishte ambasadori i Superiores. Një shkëndijë që mjaftoi për të treguar se ky kampionat nuk është më i miri, por ka më shumë nevojë për vëmendje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *