Intervista e Ronaldos ka arritur qëllimin. Portugezi shpërtheu ndaj trajnerit dhe disa personave me funksion të rëndësishëm në klubin e Manchester United, teksa priti ardhjen e merkatos së janarit, duke kërkuar mbylljen e bashkëpunimit me klubin.
Qëllimi është arritur! Espn ka raportuar se Ten Hag ka biseduar me drejtuesit e klubit të djajëve të kuq. Trajneri ia ka shprehur hapur dëshirën e tij për largimin e Ronaldos pasi kishte shkuar shumë larg me kritikat. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/