Kritika të shumta po vijnë për Chelsea sa i përket humbjeve të fundit. Londinezët u mundën edhe kundër Neëcastle, atje ku Armando Broja e nisi nga minuta e parë. Tony Cascarino, ish-sulmuesi i Chelsea, e ka kritikuar skuadrën pikërisht për shkak të këtyre zgjedhjeve.
“Ata nuk shënojnë gola me qendërsulmuesin. Nuk mund të besoj dot se sa lojtarë po luajnë kaq keq me Chelsea, më habit shumë. Është ekipi më i keq në 10 vitet e fundit. Le të marrim tre ndeshjet e fundit në Premier League.
Qendërsulmuesi i tyre ishte Havertz kundër Brighton dhe humbën 4-1. Ndaj Arsenalit ishte Aubaemeyang si qendërsulmues dhe humbën 1-0. E njëjta gjë edhe me Neëcastle, por këtë herë ishte Broja”, tha Cascarino. /Sport Ekspres/