“Jam ndeshur me Mike Tyson dhe vetëm me një krahë”! Përballja e titanëve, Williams tregon forcën para Nelson Hysës: Shqipëria ka njerëz miqësor

Një event i madh i boskit do të zhvillohet ditën e nesërme në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës. Ky event do të kulmojë me një përballje që pritet të ofrojë spektakël në ring. Nelson Hysa do të masë forcat e tij me një boksier që ka bërë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në këtë sport. Bëhet fjalë për Denis Williams-in, që ndër të tjerë ka mposhtur edhe legjendën e boksit, Mike Tyson-it.

Të dy boksierët kanë qenë të pranishëm në konferencën për shtyp, ku të dy kanë shprehur dëshirën për të fituar. Nuk ka munguar as humori nga Nelson Hysa, që është shprehur: “Është rrahur me Tyson-in, jo me Nelsonin. Ta provojë me Nelsonin tani. Këtu është një atmosferë shumë e bukur dhe besoj do të jetë një atmosferë e zjarrtë në Pallatin e Sportit.  Kjo na jep forcë, na jep edhe përgjegjësi. Shpresoj që të dalim fitues. Jam përgatitur fortë për të mposhtur Williams, i cili ka një eksperiencë të madhe. Por unë jam gati për të dhënë më të mirën”, tha Hysa.

Nga krahu tjetër, Williams dha mendimet e tij për Shqipërinë dhe boksierin shkodran: “Shqipëria është një vend i bukur dhe me njerëz miqësor. E kam studiuar kundërshtarin, ëshët një luftëtar shumë i mirë, mezi po pres të ndesheshem me të.  Kam luftuar me luftëtar të rëndësishëm botëror, në ring do të tregoj eksperiencën time, se çfarë jam i aftë të bëj. Jam ndeshur me Mike Tyson dhe boksier të tjerë të mëdhenj. Në një ndeshje që kam pasur me një boksier kam luftuar vetëm me një krah, pasi shpatulla mund të kishte dalë, por jo çdokush mund ta bëjë këtë gjë. Ajo ishte një fitore e madhe dhe e çmendur”, tregoi Williams.

Gjithashtu ka folur edhe Halim Abazi, i cili nuk i ka kursyer thumbimet. “Për mua meriton respekt të madh. Ka guximin të përballet me boksierë të fortë. Jo si shumica e boksierëve shqiptarë, të cilët marrin shoferat e autobuzit dhe vijnë këtu shesin bileta”, është shprehur Halim Abazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *