Trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka publikuar listën e futbollistëve për dy miqësoret e këtij muaji, kundër Armenisë, më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe më 19 nëntor. Shumë emra të rinj po provohen në këto takime. Visar Bekaj nuk mund të mungonte në këto përballje, teksa trajneri ka rikthyer edhe ish-sulmuesin e Kukësit, Mirlind Dakun. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/