E turpshme ishte ajo që ndodhi në “Marcantonio Bentegodi“ në ndeshjen e sotme mes Veronës dhe Juventusit. Bardhezinjtë kanë fituar minimalisht 0-1, por një dorë e mirë i ka ardhur nga arbitrat. Në minutën e 75 topi ndalet nga dora e Danilos dhe lojtarët e Veronës me të drejtë kërkojnë 11 metërsh.
Arbitri ka vendosur të konsultohet me VAR-in dhe çuditërisht asnjë prej gjyqtarëve, si në fushë, ashtu edhe në dhomën e VAR-it, nuk e panë prekjen me dorë nga mbrojtësi brazilian. Marco Di Bello ka vazhduar më pas lojën normalisht, duke i hequr mundësinë Veronës për të barazuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Danilo dijo “cambio de portero”, todo legal. pic.twitter.com/0j5zfM5BOp
— Pobega ?? (@FandePobega) November 10, 2022