Ekskluzive/ Në Greqi del e vërteta për rastin e Ndojit: Babai bënte patriotin, sa herë nuk e ftonte Greqia hidhej nga Shqipëria

Andreas Ndoji solli diskutime të mëdha pasi zgjodhi që të largohej sërish nga Shqipëria për te Greqia. Pak ndeshje me ekipin e parë të Olimpiakosit “e gënjyen” 19-vjeçarin për ta braktisur sërish fanellën e kuqezinjëve. Benard Veliu, një menaxher dhe njëkohësisht person që qëndron pranë lojtarëve shqiptarë në Greqi, duke i bërë sygjerime edhe Shqipërisë mbi elementë të caktuar nga ky shtet, ka treguar për “Sport Ekspres” edhe rastin e Ndojit pasi e ka prekur nga afër.

“Ne Greqi ka nga ata djem që nuk i zë gjumi natën për të marrë një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë, por ka edhe nga ata që luten, qahen e mashtrojnë dhe në fund ikin dhe braktisin duke shpifur gjëra që nuk ekzistojnë…Futbolli në Greqi vitet e fundit ka rënë dhe Kombëtarja e Greqisë po ashtu, besoj që të gjithë lojtarët që kanë lindur në Greqi nuk e kanë prioritet zgjedhjeje siç kemi parë shumë lojtarë nga Greqia kanë zgjedhur të luajnë për Kombëtaren e Shqipërisë, çdo gjë varet nga lojtari dhe nga familja e tij. Unë kam mbi 10 vite që merrem me menaxhimin e disa lojtarëve shqiptarë dhe jo vetëm ne Greqi,  pasi jam bashkëpuntor i një agjensie menaxhimi, ne njihemi shumë mirë me lojtarët këtu.

Disa lojtarë kur nuk kanë ftesë nga Greqia dhe nuk u ecin mirë punët në ekip, menjëherë hidhen nga ne që t’i ndihmojmë me Shqipërinë. Na kanë përdoruar edhe ne për të arritur qëllimet e tyre. Para disa vitesh, një prind i një lojtari që nuk linte njeri apo media që nuk pyeste: “Përse nuk ma ftojnë djalin te Shqipëria?”, duke bërë patriotin, më vonë ka ikur te Greqia, me mënyrat e tij, duke bërë rrëmujë. Sa herë që nuk e ftonte Greqia, hidhej te Shqipëria. Për këtë rast të Ndojit kam dëshmitarë prindër të tjerë lojtarësh që kanë qenë prezent në bisedat tona, duke marrë shkas nga disa persona që shpifin apo duan të njollosin, duhej treguar e vërteta”, tha Veliu. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *