Vedat Muriqi po zhvillon një sezon fantastik me fanellën e Majorkës. Sulmuesi shqiptar është kthyer në një makineri goli në La Liga. “Piratin” nga Prizreni nuk e ndal as “autobusi” i Simeones, teksa ka thyer mbrojtjen e Atletikos së Madridit që në minutën e 16 të takimit.
Pavarësisht se ekipi i Simeones njihet për lojën mbrojtëse, Muriqi nuk e ka pasur të vështirëtë gjejë rrugën e rrjetës. Futbollisti dardan shkon në kuotën e 8 golave dhe ndjek Levandovskin në listën e golashënuesve. Kujtojmë se sulmuesi polak deri më tani ka shënuar 13 gola në La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/