Ikona e Realit të Madridit kritikon hapur Benzemanë, Guti: Nuk e kuptoj, nuk mund ta lësh klubin në baltë

Karim Benzema prej disa javësh nuk po aktivizohet me Realin e Madridit. Sulmuesi francez ka pasur disa probleme me muskujt që në mesin e muajit tetor dhe që atëherë nuk ka luajtur për “los blancos“. 34-vjeçari nuk ishte në fushë as mbrëmjen e djeshme në humbjen kundër Rajo Vajekanos, ndërsa në mediat spanjolle kanë nisur të qarkullojnë lajme se po ruhet për një dëmtim më serioz që mund ta lërë jashtë Kupës së Botës. Kjo strategji nuk i ka pëlqyer një ikone të Realit të Madridit. Guti ka kritikuar hapur Benzemanë, duke e akuzuar se po lë në baltë ekipin.

“Benzema? Nuk e kuptoj. Mesi po luan, Levandovski po luan, shumë lojtarë të tjerë po bëjnë të njëjtën gjë. Duhet ta pranosh rrezikun e dëmtimit përpara Kupës së Botës, nuk mund ta lësh në baltë klubin”, ka thënë Guti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *