VIDEO/ Nuk është foto-montazh! Porta e Milanit ishte bosh në një moment kundër Spezias, Tatarusanu ishte larguar me lëvizjen gjeniale

Në një moment të ndeshjes me Spezian, porta e Milanit ishte krejtësisht bosh, por ishte një lëvizje mjaft e zgjuar e portierit. Shumë njerëz para ekranit të TV menduan se Tatarusanu ishte zhdukur nga fusha, por pas gjithçkaje qëndron një lëvizje gjeniale e portierit.

Çfarë ndodhi me Tatarusanun? Kjo ishte gjëja e parë që menduan tifozët e Milanit që ndoqën përballë ekraneve të vegjël ndeshjen kundër Spezias me një drithërimë të kuptueshme kur kuptuan se portieri nuk ishte mes shtyllave. Gjithçka ndodhi pas 30 minuta të ndeshjes dhe përshtypja e parë ishte se porta ishte krejtësisht e pambrojtur në atë moment, kur kuqezinjtë kishin topin në zotërim.

Ata që luajnë futboll e dinë se pozicioni i portierit është gjithashtu i trajnuar për të qenë funksional dhe efektiv në situata të tjera, veçanërisht gjatë fazës së ndërtimit të sulmit për të shmangur presionin nga kundërshtari. Këtu vjen edhe shpjegimi. Në Itali tregojnë më saktësisht se portierët në Serinë A këshillohen për të bërë lëvizje të tilla. Tatarusanu u afrua me flamurin e këndit për të marrë një pasim të mundshëm nga mbrojtësi që ndodhej afër kësaj zone, pasi nëse vjen pasimi drejt portës atëherë një moment gabimi do të ishte i pariparueshëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *