Fabrizio Romano, i pagabueshmi i merkatos, ka folur sa i përket situatës së Armando Brojës. Sipas tij nuk ka asnjë diskutim sa i përket largimit në formën e huazimit për sulmuesin shqiptar, ndërsa theksohet se londinezët e kanë në plan që ta mbajnë sa më gjatë këtë futbollit në gjirin e tyre.
“Jam i sigurt se Broja është pjesë e projektit të Chelsea dhe ata donin me patjetër që ta mbanin në skuadër, duke i dhënë rinovimin e kontratës për shumë vite. Nuk ka asnjë diskutim të mundshëm apo bisedime për huazim, të paktën jo deri sot. Mendoj se në 2023 do të kemi situatë më të qartë, ndërsa Broja kërkon më shumë minuta që të përmirësohet”, tha Romano. /Sport Ekspres/