“E kapa pak nga veshi”! Pushtim mesazhesh në telefonin e Ivan Balliut pas Realit të Madridit, tregon si ndaloi Vincius: Me disa trike të vogla…

Vallecano arriti që të fitonte me shifrat 3-2 në mbrëmjen e djeshme kundër Real Madrid. Shumë u përfol edhe për performancën e Ivan Balliut. Mbrojtësi shqiptar shkëlqeu dhe njëkohësisht ishte protagonist i disa dueleve me Vinicius. Të gjithë kërkonin kartonin e kuq për Balliun, por i së njëjtës ide nuk ishte arbitri. Menjëherë pas ndeshjes, lojtari u shpreh:

“Djalit i thashë sot në mëngjes që fituam sepse dje ishte në gjumë, është vetëm 4 vjeç. Kur shkon ora 9 bie në gjumë. Kur nuk është ky orar kaq i vonë, zakonisht vjen në stadium. Polemikat me Vinicius? Po është e vërtetë që e godita atë, e kappa pak nga veshi, por e ekzagjeruan shumë. Nuk ka asnjë qëllim për t’i shkaktuar një dëmtim apo të kishte teprim në ndërhyrjen time.

Kam marrë shumë mesazhe, por kjo situatë nuk kishte të bënte me kartonin e kuq. U përpoqa ta ndalojë në mënyrë të tillë Viniciues pasi duhet të shikosh për trike të tilla apo për futboll tjetër. Ai donte të ishte i fortë, të kishte territorin e tij dhe gjithashtu kishte në kokë se doli lista e Brazilit për në Botëror dhe gjithçka shkoi mirë për të”, tha Balliu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *