Pas një përballje kundër Arabisë Saudite, Shqipëria do të luajë një tjetër miqësore duke përdorur futbollistët e Superiores. Këtë herë kuqezinjtë do të masin forcat me Katar, vendin që do të organizojë Botërorin. I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News” ishte edhe gazetari Eno Skarço që u shpreh se kjo listë nuk mund të kontestohet lehtë.
“Në listë janë emrat më të spikatur të Superiores. Nuk është e lehtë të kontestosh listën e grumbulluar nga Superiorja. Elementet e spikatur dihen, Reja kërkon t’i jap më të mirën futbollistëve të kampionatit tonë. Mund të ketë ndonjë plus apo minus që mund të mungojë, por më të spikaturit janë aty, nuk mungon askush. Keqardhje vetëm për ndonjë që është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë pjesë e Kombëtares”, tha Skarço. /Sport Ekspres/