“Nuk do i jepet shans më i mirë se ky“, Zhupa këshillon lojtarët e Superiores para Katarit; Do ketë sy nga e gjithë bota

Shqipëria po përgatitet për miqësoren kundër Katarit, e cila do të jetë e dyta për lojtarët e thirrur nga kampionati shqiptar. Lista e lojtarëve dhe ndeshja me vendin organizator të Kupës së Botës është diskutuar edhe në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV“. Eduart Zhupa e sheh këtë miqësore si shansin më të mirë të lojtarëve të “Abissnet Superiore“-s, pasi në Marbeja do të ketë sy nga e gjithë bota, sidomos në aspektin e menaxherëve.

“Ka dy gjëra shumë esenciale. Katari është një skuadër që merr pjesë në Kampionatin Botëror. Kështu që do të ketë shumë sy nga e gjithë bota, sidomos në pjesën e manaxhimit. Lojtarëve të kampionatit shqiptar u del për detyrë që të karikohen maksimalisht dhe të bëjnë më të mirën, qoftë për skuadrën, qoftë për veten e tyre. Nuk jepet shans më i mirë se ky rast”, la thënë Eduart Zhupa./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *