Xhaka është i vetmi që e përqafoi në ritakimin e akullt, Aubameyang mbetet tërësisht në hije kundër Arsenalit

Aubameyang u ballafaqua sot për herë të parë që nga largimi me Arsenalin. Ndarja nuk ishte shumë paqësore mes palëve dhe kjo dallohet hapur që në momentet para se të niste ndeshja. Ritakimi ka qenë i akullt për gabonezin, teksa Granit Xhaka ka qenë i vetmi që i ka dhënë një përqafim. Sa për të tjerët, thjesht një dhënie e ftohtë dore.

Në krye të 45 minutave të para, sulmuesi i Chelsea-t nuk ka arritur të krijojë asnjë rrezikshmëri ndaj ish-ekipit të  tij. Aubameyang është lënë tërësisht në hije, duke qenë thjesht një lojtar më tepër në fushë. Vetëm 4 prekje të topit, ndër të cilat në dy prej tyre ka shkaktuar faull. Asnjë goditje nuk është realizuar prej tij në 45 minuta. E si për të mos mjaftuar kaq, sulmuesi nga Gaboni është ndëshkuar edhe me karton të verdhë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *