Vitet kalojnë, por klasi i Lukas Podolskit mbetet po aty. Sulmuesi gjerman ka realizuar dje atë që me shumë mundësi mund të konsiderohet edhe si goli i sezonit. Me një goditje nga afro 60 metra, 37-vjeçari e ndal topin në rrjetë.
Portieri vrapon dhe përpiqet në maksimum të devijojë topin, por në fund vetëm sa përplaset me barrrierat anësore. Një gol spektakolar që ka shtangur edhe vetë shokët e ekipit të Podolskit. Lojtarët e Gornik Zabërzesë kanë vënë duart në kokë dhe kanë shfaqur haptazi habinë në fytyrat e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
I would like to be the first to congratulate Lukas Podolski on winning the 2023 Puskas Award ? pic.twitter.com/GUbpYdWAcY
— Dylan Walsh (@dylanwalsh_) November 5, 2022