Milani mer një fitore të vuajtur në “San Siro” përballë Spezias. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 2-1 dhe kështu ngjiten në vendin e dytë në klasifiim. Pjesa e parë u mbyll me një gol të Theo Hernandez në minutën e 21-të. Në pjesën e dytë barazoi shifrat Daniele Maldini, i biri i legjendës Paolo Maldini dhe ish-lojtari i Milanit.
Në minutën e 89-të, Giroud i ardhur nga stoli realizoi një super gol. Nga gëzimi i madh për fitoren e vështirë, francezi festoi duke hequr bluzën, duke harruar se vetëm gjashtë minuta më parë ishte ndëshkuar me karton të verdhë. Arbitri nuk e fali, duke i nxjerrë dhe kartonin e dytë të verdhë, duke e detyruar të dalë nga fusha me të kuq./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
GIROUD!!!! ?pic.twitter.com/HDXQnowDlX
— GonçaloDias17 (@goncalo_diass17) November 5, 2022