“Qielli është limiti” do të ishte shprehja e duhur për skuadrën e Napolit, që kaloi dhe pengesën e radhës, Atalantën. Skuadra e drejtuar nga Spalleti mposhti me përmbysje një tjetër ekip të shkëlqyer.
Në minutën e 19-të Lokman do të hapte siparin e golave, por vetëm 4 minuta më vonë Osimhen barazoi gjithçka për Napolin. Në të 35-tën Elmas do të realizonte dhe golin e dytë për italiano jugorët. Me këtë fitore Napoli vazhdon i qetë në krye të tabelës, i ndjekur nga Atalanta me 8 pikë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Much needed goal for Elmas ?
— Football Macedonia (@MacedonianFoot_) November 5, 2022