Gallatasarai është duke luajtur derbin e rëndësishëm me Beshiktashit. “Luanët“ kanë shënuar të parët në minutën e 18 të takimit. Goli nisi fillimisht nga këmbët e Milot Rashicës. Sulmuesi shqiptar rrotullohet në krahë dhe më pas hedh me të majtën një harkim të rrezikshëm në zonë. Alper pason me kokë për te Ikardi, i cili lëshon një “predhë” në portën e Beshiktashit.
10 minuta më vonë vjen edhe reagimi i bardhezinjve, që kthejnë përsëri baraspeshën me anë të Tosunit. Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat e barabarta 1-1, ndërsa në lojë do të jenë edhe të paktën 45 minuta të tjera për të vendosur fatin përfundimtar të derbit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Gol de Icardi contra el Besiktas. pic.twitter.com/yLdsAVvQvF
— Marcos Durán (@marqoss) November 5, 2022