Chelsea e kthen Aubameyang në “Zot” të paprekshëm, Guardiola ul në stol super Halandin për të shkruar historinë lojtarët e akademisë

Edhe pse e kishte siguruar matematikisht vendin e parë, Manchester City bëri detyrën në shtëpi ndaj Sevillas në ndeshjen e fundit të grupeve të Uefa Champions League. Djemtë e Guardiolës fituan me rezultatin 3-1, duke mos patur nevojën e yllit të skuadrës, Erling Haaland.  Përveç fitores, Manchester City është bërë pjesë e thyerjes së një rekordi të ri në Champions League.

Rico Leëis, 17 vjeç e 346 ditë është lojtari më i ri që shënon një gol në historinë e këtij kompeticioni. Djaloshi anglez ka thyer rekordin e Karim Benzema i cili e shënoi golin e parë të tij në moshën 17 vjeç e  352 ditë. Ndryshe nga Chelsea që e kthen në “Zot” Aubameyang, Guardiola e ka ulur Halandin në stol disa herë për t’i besuar lojtarëve të akademisë, pavarësisht se ndaj Sevillas, norvegjezi ishte i dëmtuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *