Manaj gjen golin e tij të parë me ekipin e ri, merr pjesë në fitoren e thellë të Belupos

Sulmuesi i Kosovës, Arb Manaj ka gjetur golin e parë në Kroaci me skuadrën e Slaven Belupo, në të cilën u transferua në merkaton e verës. Manaj shënoi golin e dytë për Belupo, në minutën e 29-të. Ky gol i dha një goditje kundërshtarit, i cili më pas pësoi dhe 4 gola të tjerë.

Ndeshja për Kupën e Kroacisë mes Nedelisce dhe Slaven Belupo përfundoi me rezultatin 0-6 në favor të miqëve. Slaven Belupo siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Kupës së Kroacisë, ndërkohë që në kampionat renditet në vendin e katërt pas javës së 15-të.

Dëshira e Arb Manaj është që të nisë të startojë në sfidën Slaven Belupo- Lokomotiva e Zagreb që do të luhet të shtunën, megjithatë gjithçka varet nga zgjedhja e trajnerit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *