Një ish-futbollist i mirë nuk mund të bëhet me patjetër një trajner i mirë, Carlos Tevez e heqin pas vetëm 6 muajsh

6 muaj ka zgjatur periudha e parë si trajnerin për ish sulmuesin argjentinas , Carlos Tevez i cili ka ndërprerë marrëdhëniet me skuadrën e Rosario Central. Pas rezultateve jo të mira në ligën elitare të Argjentinës, Tevez ka dhënë dorëheqjen.

“Kam ndërmend të bëj një hap prapa, nuk dua të jem pengesë për askënd”,- ka thënë ish sulmuesi i Manchester United në konferencën për shtyp. Në pankinën e Rosarios që nga qershori, Tevez ka regjistruar gjithsej 6 fitore, 10 barazime dhe 8 humbje në 24 ndeshje. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *