Vera e vitit të kaluar ishte padyshim më e bukura për Lionel Mesin. “Pleshti” fitoi trofeun e tij të parë me Kombëtaren, teksa Argjentina u shpall kampione e Amerikës së Jugut. Një trofe që prej vitesh i mungonte palmaresit të tij të mbushur me kupat dhe çmimet më të larta që mund të fitojë një futbollist. Dëshira për të ngritur në qiellin e “Marakana”-s Kupën e Amerikës së Jugut ishte e madhe dhe kjo dallohet qartë në fjalimin që Mesi ka mbajtur në dhomën e zhveshjes përpara finales kundër Brazilit. Në media është publikuar edhe momenti kur sulmuesi i PSG-së elektrizon lojtarët e Argjentinës me fjalimin e tij motivues prej një lideri të vërtetë.
“Ne tashmë e dimë se çfarë do të thotë Argjentin dhe Brazil. Nuk dua të them asgjë nga këto. Dua t’ju falenderoj. Faleminderit shumë për këto 45 ditë. Ju thashë për ditëlindjen time, kemi krijuar një grup të bukur dhe e kam shijuar shumë. Për 45 ditë kemi udhëtuar, kemi ngrënë, jemi kyçur nëpër hotele. 45 ditë pa parë familjet tona. Martinezi u bë me vajzë dhe nuk mundi ta shihte, nuk mundi ta mbante në krahë. Chino gjithashtu ka një djalë dhe mundi ta shihte vetëm për pak.
E gjithë kjo për çfarë? Për këtë moment. Sepse ne kishim një objektiv dhe jemi vetë një hap larg arriyjes së tij. E dini çfarë është më e bukura? Që varet nga ne nëse do ta marrim atë kupë. Prandaj do të dalim në fushë dhe do të ngremë kupën. Do ta marrim në Argjentinë për ta shijuar me familjet tona, me miqtë tanë, me njerëzit që na kanë mbështetur gjithmonë. Nuk ka rastësi çuna. Kjo kupë duhej të luhej në Argjentinë, por Zoti donte të luhej këtu. Donte të luhej në Brazil që ne ta fitojmë në ‘Marakana’ dhe ta bëjë më të bukur për të gjithë ne. Kështu që dilni në fushë me besim dhe të qetë, sepse do ta marrim këtë kupë në shtëpi”, ka thënë Lionel Mesi në fjalimin e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Lionel Messi’s speech before the Copa America final against Brazil (with English subtitles) pic.twitter.com/oYhi4NudAA
— All About Argentina ??? (@AlbicelesteTalk) November 2, 2022