VIDEO/ Ish-trajneri i Vllaznisë u mëson Tiki-Taka lojtarëve në Indi, 17 pasime të pandërprera para se të vinte goli

Thomas Brdaric do të bënte një zgjedhje të çuditshme pas largimit nga Vllaznia. Kur të gjithë prisnin që ky trajner të vazhdonte në Gjermani, që të ngrinte shkallët e tij, në fakt ndodhi e kundërta.

Menjëherë do të firmosej në Indi me ekipin e Chennaiyin. Kjo aventurë nuk po shkon edhe keq, teksa gjermani kërkon të fus frymën “tiki-taka” në skuadër. Faqja zyrtare e klubit tregon sesi kanë arritur të shënojnë një gol në kampionat pas 17 pasimeve të pandërprera kundër Bengarlu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *