Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së 11 të “Abissnet Superiore“-s. Erzeni nuk thyhet as nga Kastrioti, teksa skuadrat janë ndarë në barazim 1-1. Krutanët gjetën golin e avantazhit shumë shpejt. Bedri Greca e dërgon topin në rrjetë që në minutën e 7, por në pjesën e dytë të takimit Erzeni kthen sërish baraspeshën. Nonato rrotullohet bukur në zonë dhe goditja e tij mposht portierin Sali. Skuadrat largohen me nga një pikë nga stadiumi, çka e mban ekipin shijakas në vendin e tretë të renditjes.
Në krahun tjetër, Teuta ka dështuar të fitojë edhe nda Bylisit. Një tjetër barazim është regjistruar në Ballsh, ku rezultati përfundimtar shënoi 0-0. Kriza vazhdon të jetë prezente te skuadra durrsake, që mban vendin e fundit në tabelën e renditjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/