Sot ka qenë një ditë e veçantë për Taulant Seferin. Sulmuesi shqiptar ka arritur që të shënojë golin e dytë në kampionatin ukrainas. Vorskla Poltava fitoi me rezultatin 2-0 kundër Minajit. Goli i parë i takimit mban pikërisht autorësinë e ish-lojtarit të Tiranës.
Në minutën e 18 të takimit, Taulant Seferi lëshon një diagonale në stilin e Brojës, dhe e ndal topin në rrjetë. Festa është e gjitha për të, që shënon kështu për herë të dytë me fanellën e Vorsklas së Poltavës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/