Mbrëmjen e sotme janë luajtur paralelisht sfidat Vllaznia-Erzeni dhe Teuta-Laçi. Befasia e madhe ka ndodhur në Shkodër. Vllaznia nuk mundi të administronte dot avantazhin prej dy golash, teksa shijakasit arrijë që në fund të barazojnë rezultatin. Ishte një penallti në sekondat e fundit të kohës shtesë ajo që vulosi ndeshjen në shifrat 2-2. Ndërkohë në krahun tjetër Teuta është mposhtur në shtëpi nga Laçi. Kurbinasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe marrin kështu tre pikë mjaft të vlefshme. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol” në “Oversport”.
Vukiçeviç (Laçi): “Nuk dua të filloj nga fundi. Kemi luajtur një pjesë të parë shumë të mirë. Teuta kishte vetëm një situatë nga një faull dhe asgjë më shumë. Ne kishim dy raste me Adeleken. Pjesën e dytë kemi shënuar golin dhe kjo gjë dihet që ndryshon ndeshjen. Teuta filloi me ndërrimet. Me shumë topa brenda në zonë. Kemi lu.ftuar deri në minutën e fundit që ndeshja të përfundonte në favorin tonë. Kemi pasur fatin të ndalojmë një penallti në minutat e fundit. Sigurisht që ajo na dha fitoren. Jemi shumë të lumtur me dy fitoret në fushë të huaj dhe me dy ndeshje pa pësuar gol. E kam thënë që pas ndeshjes me Tiranën që ky ekip do ndryshojë.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/