Potter pëson humbjen e parë te Chelsea, 10 minuat nuk i ndahen Armando Brojës edhe kur rezultati është 3-1

Potter ka provuar shijen e parë të humbjes te Chelsea. Në ndeshjen e 10 të tij te londinezët, mbërriti shkatërrimi nga Brighton me shifrat 4-1. Pikërisht ishte ky ekipi ku ndodhej Potter përpara se të mbërrinte te londinezët. Deri tani, Chelsea kishte marrë 6 fitore dhe 3 barazime me anë të Potter.

Ndërkohë 10 minutat nuk i ndahen Armando Brojës, edhe kur ekipi është në humbje me shifra të thella. Me 3-0 u mbyll pjesa e parë, por sërish Potter mendoi që ta aktivizonte sulmuesin shqiptar vetëm në të 80. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *