Bukuria dhe fantazia e futbollit ka vetëm një emër, Kevin De Bryune. Mesfushori i Manchester City e ka kthyer këtë sport në art më vete. Në ditën e sotme, “qytetarët” arritën të fitonin në transfertën e vështirë të Leicester 0-1.
Me Haland të dëmtuar, rolin e heroit dhe protagonistit e mori De Bryune. Në minutën e 49 ka lëshuar një predhë të vërtetë nga goditja e dënimit që gjeti cepin e rrjetës. Padyshim që ky lojtar meriton Oskar për regjinë më të mirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Gol Kevin De Bruyne #ManCity
Leicester vs Man City 0-1
#LEIMCI pic.twitter.com/aKMXjUKLKq— Median Sport (@median_sport) October 29, 2022