Kastrioti-Bylis 3-0 Morbeck 36′ penallti, 80′, Selmani 55′
Bylisi ka prodhuar ndeshjen më të dobët të sezonit kundër Kastriotit. Ballshiotët kanë humbur në shifrat 3-0, duke mos shfaqur thuajse asgjë në 90 minuta. Ekipi i Bellait dukej ende me mendjen në Shkodër, sa i përket protestave për vendimet e arbitrit kundër Vllaznisë.
Pjesa e parë kishte më tepër shenja barazie, megjithëse krutanët ishin më të rrezikshëm para porte. Morbek arriti të realizonte nëpërmjet një penalltie në minutën e 36. Në pjesën e dytë, vendasit goditën sërish portën me Selmanin dhe Morbek, ndërsa Bylisi nuk mundi të reagonte. /Sport Ekspres/
Kastrioti e ka fituar pjesën e parë ndaj Bylisit me shifrat 1-0. Vendasit kanë pasur më tepër rrezikshmëri se rivali i tyre në këtë pjesê të parë.
Goli i vetëm ka ardhur nga Morbek në minutën e 36, pas penalltisë së dhënë me konfirmimin e VAR. Bylis ka kërkuar që të reagojë, por pjesa e parë është mbyllur 1-0. /Sport Ekspres/