Chelsea i femrave ka arritur të fitojë me shifrat 3-0 ndaj Vllaznisë në pjesën e parë. Tifozët shqiptarë ishin kryefjala e këtyre 45 minuta. 430 biletat e caktuara për mbështetësit e Vllaznisë u shitën të gjitha.
Në të gjitha këto minuta, nuk munguan koret e tifozéve shqiptarë. Pasi Chelsea thelloi rezultatin, vendasit menduan të ngacmonin disi me korin: “Pse nuk po këndoni më?”. Nuk kaloi shumë gjatë dhe nga krahun e tifozëve shqiptarë nisën brohorimat: “Vllazni”, duke mos shfaqur asnjé mërzitje mbi rezultatin. /Sport Ekspres/