Shqipëria U-17 ka marrë rezultate shumë të mira në eliminatoret e Europianit, por jo të mjaftueshme për të kaluar në grupet e saj të Elite Round, në dy vendet e para. Kuqezinjtë mundën Suedinë me shifrat 1-3, humbën ndaj Kroacisë 1-0 dhe barazuan ndaj Uellsit me shifrat 0-0.
Ekipi i Bulkut u rendit në vendin e tretë me të njëjtën kuotë pikësh sa Kroacia, 4 të tilla, por kroatët kaluan më tej për shkak të fitores në ndeshjen direkte. Megjithatë Shqipëria e Bulkut ka ende shpresë për t’u kualifikuar në fazën finale të Europianit.
Këtu futet në fuqi vendi i tretë më i mirë. Sipas faqes zyrtare të UEFA-s, më tej kalojnë edhe katër vendet e treta më të mira nga 13 grupe që janë në total në eliminatore. Problemi i vetëm është rregulli i çuditshëm që në renditjen e vendeve të treta më të mira nuk quhet fitorja me vendin e fundit. Pra Shqipëria ka vetëm një pikë në këtë renditje, barazimi me Uellsin, pasi Suedia doli e fundit.
Por si është situata deri tani në këtë klasifikim? Sllovakia është në vendin e parë si vendi i tretë më i mirë pasi ka grumbulluar katër pikë. Në vendin e dytë vjen Shqipëria me 1 pikë dhe me golavarazh më të mirë sesa Irlanda e Veriut dhe Bjellorusia. Tashmë kuqezinjtë duhet të presin sesi do të vijojë situata në 9 grupet e tjera që janë për t’u zhvilluar më vonë. /Sport Ekspres/