Apolonia U-19 është kthyer për t’u përballur në Uefa Youth League kundër Hajdukut të Splitit. Djelmoshat e Fierit kishin arritur që të eliminonin Astanan në turin e parë të Europës. Për t’u kthyer te ndeshja e sotme ndaj kroatëve.
Ekipi shqiptar krijoi raste të pafundme para portës kundërshtare në 45 minutat e para, aq sa për një moment të formohej ideja se po luante Reali i Madridit kundër Hajdukut dhe jo Apolonia. Në disa raste portieri dhe në të tjera fati me topin që kalonte ngjitur me shtyllën, bëri që fierakët të mos shënonin.
Ndërkohë Hajduku arriti që të gjente rrjetën me anë të një goditje këndi me Vrcic, teksa nuk bërë asgjë për të parë portën e Apolonisë, e jo më për të tundur rrjetën. E gjithë panorama e ofruar në pjesën e parë e goditi më shumë psikologjikisht skuadrën shqiptare teksa në të dytën e pësuan edhe me anë të Antunovic dhe Brajkovic. /Sport Ekspres/