Humbi me shifrat e thella 7-2, surprizon trajneri i Maccabi-t: Më mirë një humbje e tillë se…

Maccabi Haifa mori një humbje të thellë 7-2 përballë PSG-së, por kjo nuk e ka trishtuar trajnerin e izraelitëve. Bakhar ka surprizuar me deklaratën e tij pas ndeshjes, teksa është shorehur se përballë kishte lojtarët më mirë në botë dhe se ekipi i tij luajti mirë pavarësisht rezultatit. Tashmë trajneri i Maccabi Haifa-s pret që PSG-ja të mposhti Juventusin, në mënyrë që të sigurij një vend në Europa League.

“Më mirë do të humbisja 7:2 sesa 4:0 duke luajtur futboll të keq. Kam pasur lojtarët më të mirë në botë para meje, ata e dëshmuan këtë. Nuk luajtëm keq deri në minutën e 20-të, shënuam dy gola. Nuk është mirë të pësosh shtatë gola, por ndihem sikur dhamë gjithçka. Më dhemb, por do të mbajmë kokën lart.

Mendova se mund të bënim një mrekulli, por kishte një ndryshim të madh mes dy skuadrave. Ne ende besojmë në kualifikimin në Europa League, mund të përfundojmë në vendin e 3-të. Fati është në duart tona dhe ne po luajmë në shtëpi. Benfica është një ekip i madh, por pres nga trajneri i PSG-së që të bëjë punën e tij, të mundi Juventusin”, ka deklaruar Barak Bakhar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *