FIFA ka marrë kërkesa të shumta në ditët e fundit për të përjashtuar kombëtaren iraniane nga Botërori në Katar, e cila do të luhet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor. Së pari, ukrainasit, përmes drejtorit të Shakhtar Donetsk, Sergey Palkin, kërkuan me shkrim pezullimin e Iranit, sepse po ndihmon Rusinë me dronë në luftën kundër Ukrainës.
Ditën e sotme mbërrijnë informacione se ambasadori italian në Kombet e Bashkuara, Maurizio Massari, dyshohet se i ka dërguar një letër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Ai kërkoi qartë që Irani të përjashtohej nga Kupa e Botës për ndihmën e Rusisë, ndërsa në vendin e tij kërkon të vendoset Italia si kampione e Europës. /Sport Ekspres/