Sulmuesi shqiptar Mërgim Berisha po vazhdon me performancat e tij fantastike në Bundesligë. 24 vjeçari luajti 75 minuta në ndeshjen Augsburg-Liepzig, ku arriti të shënojë dhe një gol.
Goli i Mërgim Berisha-s erdhi në minutën e 34-t nga pika e bardhë e penalltisë dhe ishte i pari i takimit. Më pas loja u bë mjaft e hapur dhe gjithçka përfundoi në rezultatin 3-3. Të dyja skuadrat shkuan në shtëpi me një pikë të fituar.
Në këtë ndeshje Berisha arriti te asistojë 2 herë për shokët e skuadrës, duke u bërë kështu një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/