Juventus U-19 ka arritur që të fitojë ndaj Cagliarit U-19 në shifrat 6-0. Një spektakël dhe festival golash erdhi nga bardhezinjtë e vegjël, që ngushëllojnë sadopak tifozët për të ardhmen pas dramës që po përjetohet në ekipin e parë.
Luis Hasa do të hapte “vallen e golave”, pasi në disa raste kemi parë realizime dehëse. Ashtu si shënimi i lojtarit shqiptar që nga distanca arriti të dërgonte topin në rrjetë, duke përfituar edhe nga pasiguria e portierit kundërshtar. /Sport Ekspres/
Goalkeeper should’ve done better but very good shot from range by Luis Hasa (2004) ?? to put Juventus U19 1-0 up vs Cagliari – Great directness & footwork for the assist from Kenan Yildiz (2005) ??
— The Next Wave (@_TheNextWave) October 21, 2022