Robert Levandovski është përshtatur mjaft mirë te Barcelona. Sulmuesi polak udhëheq listën e golashënuesve në La Liga. Me dopietën e mbrëmshme kundër Vijarealit, ish-lojtari i Bajernit shkon në kuotën 11 golave. I fundit që ka arritur të shënojë mbi 10 gola në 10 paraqitjet e tij te para në debutim në La Liga ka qenë Ronaldo fenomeni në 1996-n.
Një statistikë të tillë nuk kanë mundur ta regjistrojnë as Mesi dhe Ronaldo, që për vite me radhë kanë dominuar Spanjën me golat e tyre. Gjithashtu edhe fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema, nuk ka mundur të shënojë më shumë shumë se 10 gola në 10 ndeshjet e para në sezonin e tij debutues në La Liga./Sport Ekspres/