Lojtarët e Chelsea-t nuk kanë zbritur në fushë ditën e sotme. Blutë e Londrës janë zhvendosur drejt palestrës një ditë pas ndeshjes në Premier League. Futbollistët kanë kryer ushtrimet e përcaktuara nga stafi, ndërsa momente nga stërvitja e tyre janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale.
Një prej tyre ka si protagonist edhe Armando Brojën, që gjendet në praninë e Raheem Sterlingut. Broja ishte duke u ushtruar me hedhjen e tij. Sulmuesi shqiptar kërcen mbi një lartësi të konsiderueshme dhe i lë përshtypje shokut të tij të skuadrës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Erling Haaland please come Outside, we need to talk !! pic.twitter.com/96XyVulP13
— Mwas Mchelsea (@MwasMchelsea_) October 20, 2022