Ndodh ajo që pritej! Me Inzagin nuk e shikon fushë, Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në janar pasi përfundoi zgjedhje e tretë

Në Itali ka raportime të fundit, por historia është e ditur dhe logjike. Kristjan Asllani do të largohet nga Interi në janar, në formën e huazimit. Mesfushori shqiptar shkoi te zikaltërit si mesfushori zëvendësues i Brozovic.

Atëherë u përfol se Inzagi po mendonte një zgjidhje për t’i futur të dy nga minuta e parë. Jo vetëm që kjo nuk ndodhi, por trajneri i Interit nuk e aktivizon Asllanin as kur mungon Brozovic, si rasti i fundit kur po luhej ndaj Salernitanës.

Tekniku i zikaltërve ka preferuar improvizimin e Calhanoglu para mbrojtjes, duke e detyruar lojtarin e Kombëtares që të bëj gati valixhet dhe të shpresojë se do të ketë një të ardhme te Interi disa kohë më vonë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *