“Tmerroi mbrojtësin me vrapimin e tij”, në Angli i japin jehonë Brojës: I përket superyjeve, do jetë normale të fillojë titullar

Armando Broja regjistroi dje ndeshjen e tij të parë si titullar me Chelsea-n. Goli mungoi, por përgjatë 60 minutave që ishte në fushë i tregoi të gjithëve se çfarë është i aftë të bëjë. Gazetari Nizaar Kinsella i ka kushtuar një artikull 21-vjeçarit. Në shkrimin e publikuar nga “Evening Standard” nxirret në pah potenciali i padiskutueshëm i Brojës. Shpejtësia është ar.ma e tij më e fortë dhe mund të “vr.asë” çdo mbrojtës që qendron përballë.

“Me kalimin e kohës Broja filloi të tregonte se për çfarë kishte të bënte, pothuajse duke krijuar raste të mëdha për Havertz-in përmes vrapimit të tij të drejtpërdrejtë pas, duke tmerruar me ritmin e tij mbrojtësin Ben Mee në të dyja vrapimet. Aftësia e tij për të prodhuar vrapim me intensitet të lartë ndihmoi presionin e Chelsea-t për t’u siguruar që ata mund të konkurronin kundër skuadrës më të drejtpërdrejtë në ligë këtë sezon.

Ai e mbylli ndeshjen vetëm me një përpjekje të rrëmbyer, por prodhoi më shumë driblime se çdo bashkëlojtar tjetër i tij, pavarësisht se nuk e mbaroi lojën. Ishte një paraqitje e shkurtër e asaj që Broja mund të bëjë për Chelsea-n nëse i gjejmë vrapimet e tij, duke i larguar mbrojtësit me fuqinë e tij dhe duke i zgjatur ata me shpejtësinë e tij. Ende duket sikur ai nuk e di se i përket superyjeve në “Stamford Bridge”, por ai ka fituar çdo të drejtë për të qenë këtu. Së shpejti do të ndihet normale të fillojë ndeshjet për Chelsean, duke lënë pas tifozllëkun e tij”, shkruan Nizaar Kinsella në artikullin e tij për “Evening Standart”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *