PSG ka mundur 1:0 Marsejën në javën e 11-të të Ligue 1. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Neymar. Marseja e mbylli këtë ndeshje me 10 lojtarë në fushë. Me një ndërhyrje brutale ndaj Neymar në minutën e 72-të, Samuel Gigot mori një karton të kuq direkt dhe e tradhtoi ekipin e tij.
Mbrojtësi i Marsejës ka hyrë në lojë në fund të pjesës së parë. Mesa duket, Neymar e ka mërzitur aq shumë me lëvizjet e tij në fushë, saqë në një moment ka vendosur ta hedhë në erë. Braziliani hyri në aksion, ndërsa Gigot u përpoq t’i jepte fund karrierës së Neymar me një ndërhyrje brutale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/