“Tre ekipe janë kriter për të dalë kampion”, Behari: Kush fiton me Bylisin dhe Kastriotin është pretendent

Ardi Behari ishte i ftuar në panelin e studios së emisionit “Skaner” në “MCN TV”, ku foli për ndeshjet e zhvilluara këtë fundjavë në “Abissnet Superiore”. Tirana dhe Partizani kanë vuajtur përballë Bylisit dhe Kastriotit, dy kundërshtarë që sipas trajnerit shqiptar janë vendimtare për pretendentët për titullin kampion.

“Fitoren që mori me Vllazninë, Partizani e shpërdoroi ditën e sotme me Kastriotin. Nëse do fitonte, do mbante distancën nga ndjekësit. Janë dy-tre skuadrat, që janë kriter për të dalë kampion. Fusha e Ballshit, kush fiton aty, është pretendent për kampion.

Po ashtu edhe për ndeshjen me Kastriotin. Partizani kishte raste për shënim. Unë nuk pashë një Kastrioti që u mbrojt në zonën e tij, unë pashë një skuadër që lu.ftonte për të marrë topin aty ku e humbiste. Krutanët morën një rezultat të shkëlqyer”, ka thënë Ardi Behari./ Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online