Ditën e sotme do të luhen 3 ndeshjet e tjera të javës së 8- të Superligës . Në orën 15:00 Bylisi do të presë në shtëpi Tiranën, ndërsa Laci do të përballet ndaj Vllaznisë.
Pas humbjes ndaj Kukësit, skuadra e Bylisit do të tentojë gjithçka për të dalë me pikë nga stadiumi “Adush Muça”. Nga ana tjetër Tirana dëshiron të ndjekë hapin e Partizanit, duke synuar vetëm tre pikët.
Edhe pse ndodhet në vendin e fundit Laçi vazhdon të jetë një skuadër e rrezikshme dhe ndeshjen ndaj Vllaznisë do të kërkojë t’i afrohet Teutës. Shkodranët në krahun tjetër duan titullin kampion dhe për këtë duhet të fitojnë patjetër.
Ndeshja përmbyllëse e javës është pikërisht Partizani- Kastrioti. Edhe pse renditen në vendin e parë ” të kuqtë” kanë grumbulluar vetëm 6 pikë në 4 ndeshje në shtëpi. Ndaj Kastriotit synimi është vetëm fitorja, por krutanët janë një skuadër që të hapin probleme gjithmonë në fushë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/