Kukësi e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Bylisit në shifrat 1-0. Goli i vetëm është shënuar nga mbrojtësi i formuar te Porto, Ferreira. Një moment i veçantë pasi lojtari tundi rrjetën dhe më pas goli u anulua.
Më pas ky rast është parë nga VAR dhe do të akordohej goli i rregullt. Pas dy minutash pushimi, Ferreira nisi që të festojë me shokët dhe stafin. Ndërkohë regjia ka dhënë edhe pamjen me vizën ndarëse për të treguar pozicionin e rregullt. /Sport Ekspres/