Mourinho përqafon lojtarin 41-vjeç të Betisit dhe tregon arsyen: Ai dhe Ibrahimovic nuk luajnë për para, e dashurojnë ende futbollin

Betis ka arritur që të marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Romës, duke e mposhtur me shifrat 2-1. Ajo që ka tërhequr vëmendje gjatë takimit ishte përqafimi i Mourinho me lojtarin 41-vjeçar të ekipit spanjoll, Joaquin Sanchez.

Ky i fundit e nisi si titullar dhe teksa la fushën e blertë, portugezi nuk mund të qëndronte pa e përgëzuar. “Është 41-vjeç dhe ka të njëjtin pasion për të luajtur, duke e bërë punën po me shumë cilësi.

Askush nuk do ta mendonte se Joaquin është 41 vjeç nëse e shihte vetëm duke luajtur. Unë kam shumë respekt për këta lloj lojtarësh, për të, për Ibrahimovic, sepse ata janë lojtarë që nuk duan t’ia dinë për para, por janë ende të dashuruar me futbollin”, tha Mourinho. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *