PSG-ja ka barazuar mbrëmë ndaj Benfikës me shifrat 1-1, në ndeshjen e javës së tretë të fazës së grupeve të Champions League. Në pjesën e dytë pati disa raste të pastra nga të dyja ekipet, por në fund rrjetat nuk u prekën dhe duket se gjëja më e drejtë ishte që skuadrat të ndanin pikët.
Mirëpo, në fund të ndeshjes mes lojtarëve të dy skuadrave u ndezën shkëndija dhe arbitri spanjoll Jesus Manzano duhej të vepronte. Në kohën e pushimit, ai i dha një karton të verdhë Fabian Ruizit pas një faulli, por edhe Neymar për kundërshtime të vendimit. Neymar pretendoi se nuk kishte faull, por Manzano papritur i dha një karton të verdhë, me të cilin braziliani nuk mundi të pajtohej as kur ndeshja mbaroi.
Kamerat kanë regjistruar një situatë interesante kur Neymar ka pasur një përleshje verbale me arbitrin e katërt. Mirëpo një fjalë më shumë e thënë nga braziliani nuk i pëlqeu arbitrit të katërt që nuk ia lëshoi dorën lehtë Neymar. /Sport Ekspres/
Ortiz Arias acaba de hacerle a Neymar un Tuchel Vs. Conte tras el @BenficaEspanol – @PSG_espanol.
??????????pic.twitter.com/mVIEDrBFSO— Pável Fernández García (@pavelfernandez_) October 5, 2022