Që talentet e rinj të shpërthejnë dhe të arrijnë nivelet më të larta të futbollit, kërkohet që të kenë kushtet e duhura të stërvitjes, por edhe që të luajnë në stadiume bashkëkohore. Në mediat turke që ka qarkulluar një fotografi që flet shumë.
Kështu, në ditën e sotme po luanin në të njëjtën kohën grupmoshat U-19 të Realit të Madridit dhe ato të Galatasaray. Fusha e madrilenëve të vegjël ku gjendej si arbitër kryesor edhe Eldorian Hamiti, për takimin e sotëm me Shakhtar Donetsk, i përkiste një cilësie fantastike.
Shumë më ndryshe paraqitej situata te Galatasaray, me një fushë që dukej si të mbilleshin patate. Kjo mjafton për të treguar ndryshimet në prodhimet e lojtarëve, trëndafili nuk çel në ferrë. /Sport Ekspres/