“Ne na anuluan një penallti”! Trajneri i Interit i kthehet Xavit me pretendime të tjera, tregon edhe arsyen pse la në stol Kristjan Asllanin

Interi arriti që të fitonte me shifrat 1-0 kundër Barcelonës. Shumë polemika kishte nga ana e katalanasve sa i përket arbitrimit në këtë takim. Ndërkohë pretendimeve të Xavit, trajneri i Interit i është kthyer “flakë për flakë”. Gjithashtu Inzagi ka treguar arsyen për lënien në stol të Asllanit, mbi të cilin kishte pritshmëri se do ta niste takimin nga minuta e parë.

“Nuk i kam parë ende episodet e diskutuara të takimit. Xavi është një njeriu i madh, ai po i referohet dhe ka polemika për disa raste që unë nuk i kam parë. Kur ishte 0-0 rezultati, ishte një penallti e pastër për ne, e anuluar për pozicion jashtë loje. Në daljen e gabuar të Onanës ishte qartazi dora e Ansu Fatit.

Mesfusha? Kisha 4 të tillë dhe duhej të luanin 3. Asllani bëri një ndeshje të shkëlqyer me Romën, Mkhitaryan megjithatë e meritonte të luante dhe më pas duhej të zgjidhja dy të tjerët për të përfunduar ndeshjen. Ata bën shumë mirë, ashtu si edhe Asllani që hyri shumë mirë nga stoli”, tha Inzagi. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *