“Më frymëzon vendi i prindërve të mi”, Granit Xhaka rrëfen vështirësitë e familjes prej lu.ftës: Brezi ynë nuk do e përballonte

Granit Xhaka ka dhënë së fundmi një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Arsenalit. Në të, futbollisti shqiptar rrëfen shumëçka nga jeta e tij, qoftë personale, qoftë profesionale. Mesfushori i “topçinjve“ tregon se prindërit e tij janë frymëzimi kryesor në karrierë dhe në jetë. Gjithë momentet e vështira që familja e tij ka kaluar prej lu.ftës në Kosovë e kanë atë bërë ai që është sot. Xhaka gjithashtu u tregon anglezëve se brezi i ri nuk mund ta përballonte dot atë çfarë prindërit e tij kanë përjetuar në të shkuarën.

“Frymëzimi im kryesor kur fillova karrierën time ishte babai im. Ai luajti futboll vetë para se të lëndohej, por nuk ishte vetëm ajo që më frymëzoi mua, ishte jeta e tij në tërësi. Ai më mësoi të mos heq dorë kurrë nga asgjë, të jem i fortë, i ashpër mendërisht. Por në të vërtetë ai më frymëzoi më shumë si model, sesa në fushë. Kaloi shumë, shumë momente të vështira në jetën e tij. Ai ka qenë gjithmonë shumë i fortë mendërisht dhe më ka mësuar të njëjtat vlera që kam tani në futboll, por edhe në jetën time.

Ai di gjithçka për presionin e të luajturit futboll dhe atë që kalojmë. Megjithatë nuk është vetëm ai, është edhe mamaja ime. Ajo është një prani shumë, shumë e rëndësishme në jetën time. Unë mund t’i flas mamasë sime në një mënyrë të ndryshme nga ç‘bëj me babin tim. Kështu që për mua që të dy janë frymëzues, sepse atë që ata kaluan kur ishin të rinj, ne thjesht nuk e shohim tani. Nuk besoj se brezi i ri sot mund ta bëjë. Kur prindërit e mi u larguan nga Kosova para lu.ftës, ata nuk ishin të përgatitur për këtë, por e bënë.

Nëse ne, kjo gjeneratë, do të duhej të largoheshim nga shtëpitë tona tani, nuk do të ishim të përgatitur. Nuk e dimë gjuhën apo ku mund të shkonim. Ju nuk dini kujt t’i besoni. Ia nis me zero para, me borxhe, kështu që është e vështirë të kuptosh dhe është shumë frymëzuese për mua të vish nga vendi ku kanë ardhur prindërit e mi, sepse nuk mendoj se ne, ky brez i ri, mund ta përballojmë këtë. Është një jetë krejtësisht ndryshe që kemi tani”, është shprehur Granit Xhaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online